Një projekt për restaurim të objekteve kulturore muzeale me material druri do të ndërmerret nga specialistë italian dhe të qytetit të Beratit në qendrat ku ato ndodhen. Në lidhje më këtë projekt është organizuar një workshop në galerinë e arteve Eduart Lear, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga Universitetit Politeknik i qytetit të Milanos, studentë italian dhe shqiptar të restaurimit si dhe punonjës të qendrave ku ruhen objektet muzeale të drurit.

Gjatë takimit profesori i universitetit politeknik të qytetit të Milanos Françesko Augelli gjatë fjalës së tij ka folur mbi karakteristikat kryesore të defekteve të drurit me të cilat janë ndërruar ndër shekuj më radhë objekte me shumë vlerë historike. Pas workshopit  për disa ditë me radhë specialistët e fushës së restaurimit do të vazhdojnë projektin për restaurim të objekteve të drurit në qendrat muzeale, ku ato ndodhen. Drejtuesi i këtij projekti Kastriot Dervishi bën të ditur për gazetën se ky projekt është ndërmarrë nga Drejtoria e Monumenteve, e cila duke qenë se objektet prej druri janë të një cilësie më të veçantë, do të jenë këto 10 ditë në duart e specialistëve të cilët do restaurojnë objektet kulturore që nuk janë të pakta në Berat. Po sipas Dervishit numërohen më shumë se 500 objekte të tilla, të cilët që nga krijimi i Institutit të Monumenteve kanë qenë në proces restaurimi nga specialistët tanë. Ndërsa ky projekt sipas Dervishit është mundësia më e mirë që shumë objekte muzeale prej druri të trashëgimisë kulturore, tashmë që Berati është në UNESCO, do të jenë në duar të specialistëve të profilizuar për restaurim të objekteve të drurit. Por objektet prej druri që janë në qendrat kulturore sipas Dervishit janë ruajtur dhe restaurimi ka vazhduar gjatë gjithë kohës. Objekte të tilla që janë shkatërruar dhe që kanë humbur vlerën e  tyre historike janë objektet në banesat e qytetarëve që janë shkatërruar apo dhe janë shitur me vlerë të pakët. Ndërsa është për të ardhur keq pohon Dervishi që shumë objekte të tilla shekullore janë lënë në mëshirë të fatit nga vetë qytetarët, duke u degraduar për shkak se banorët e këtyre banesave me tavane druri të punuara nga mjeshtër të punimit të drurit janë larguar në emigrim. Por ka dhe banesa që i kanë prishur këto vlera dhe i kanë zëvendësuar punimet me materiale të reja ndërtimi.