Nese do te kerkohen ndryshime ne ligjin per ILDKP-ne sipas kryeministrit opozita do te vleresoje cdo propozim





Kryeministri fton institucionet e pavarura qe te verifikojne akuzat e bera ndaj mazhorances



TIRAN - Prokuroria shqiptare dhe Inspektorati i Pasurive dy institucione teorikisht te pavarura dje kane marre lejen e kryeministrit Berisha per te hetuar mbi lidhjet e ministrave me boset e mafias italiane. Nje paradoks qe ndodh vetem ne Shqiperi kryeministri fton ne forme urdherore prokurorine qe te hetoje dhe kryeprokurorja Ina Rama pergjigjet vetem pak ore me pas duke nisur nje hetim te cale per pronat e familjes se bosit te mafias italiane Albino Prudentino i arrestuar pak dite me pare ne Shqiperi. Por kryeprokurorja ka urdheruar nje hetim vetem per kompanite ku Prudentino ka ortake njerez te thjeshte ndersa aty ku rezulton emri i familjareve te Majlinda Bregut nuk eshte bere asnje veprim.





Pikerisht dy vjet me pare kryeprokurorja Ina Rama ishte ne shenjestren e kryeministrit i cili pothuajse cdo dite kerkonte largimin e saj duke e akuzuar per anesi politike dhe paaftesi. Ne ato kohe Ina Rama kishte nen hetim dy prej ministrave te qeverise. Por ne fund te vitit akuzat u pushuan sepse prokuroria kreu disa gabime procedurale dhe ministrat shpetuan pa u paraqitur asnje dite ne gjyq. Qe nga ajo kohe marredheniet mes Sali Berishes dhe Ina Rames jane teper korrekte dhe ai nuk e ka permendur asnjehere kryeprokuroren. Si shperblim kryeprokurorja ka heshtur per cdo akuze te bere ndaj anetareve te kabinetit qeveritar duke arritur piken maksimale te heshtjes duke mos nisur asnje hetim per zv.drejtorin e pergjithshem te policise i cili u akuzua nga ish-ministri i Ekonomise se po ben kontrabande nafte.





Une ne emer te mazhorances dua te ftoj Prokurorine e Pergjithshme Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Drejtorine e Luftes Kunder Krimit te Organizuar dhe Drejtorine e Luftes Kunder Pastrimit te Parave qe te hetojne me paanesi te plote cdo akuze te bere - tha dje Berisha. Kryeministri u shpreh se shumica ka predispoziten e plote per te mbeshtetur cdo hetim te cilesdo natyre te tyre jashte cdo lloj imuniteti. Nje garanci te tille kreu i qeverise kerkoi edhe prej opozites. Uroj dhe deshiroj qe te njejtin vullnet te deshmoje edhe pala tjeter - tha ai. Per shefin e mazhorances ligji dhe Kushtetuta jane mbi vullnetin e paleve. Kryeministri Berisha u shpreh se ne rast se do te jete e nevojshme dhe do te kerkohen ndryshime ligjore per Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ne emer te nje mundesie me te mire te vertetimit dhe verifikimit te gjerave forca qe ai drejton do ta konsideroje ne menyren me serioze propozimet e tij dhe cilitdo tjeter.





Kreu i qeverise shprehu besimin se cdo institucion do te permbushe detyrimet e tij ligjore dhe se gjithcka analizohet ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi. Ne si mazhorance qendrojme teresisht te hapur dhe mirepresim cdo hap qe do te ndermerret ndaj secilit rast per te nxjerre te verteten ashtu sic eshte duke zbatuar ligjet e vendit - tha Berisha.