Fatjona Mejdini


Berisha premton heqjen e barrierave doganore per biznesin e Kosoves, nderkohe qe paralajmeron lehtesira te tjera fiskale per investitoret kosovare. Keshtu, taksat per biznesmenet kosovare te cilet do te investojne ne Shqiperi, do te njesohen me ato qe aplikohen per biznesmenet shqiptare. Ky ishte nje nga premtimet qe beri kryeministri Berisha, gjate nje takimi qe zhvilloi dje ne Prishtine, me nje numer te madh investitoresh kosovare. Kreu i qeverise Berisha, gjate fjales se mbajtur perpara investitoreve te Odes Ekonomike te Kosoves, deklaroi se pervec trajtimit me barazi te investitoreve, qeveria shqiptare do te zhdukte edhe barrierat doganore. "Ne do t'i mbeshtesim investitoret dhe do te zhdukim barrierat doganore. Po keshtu do te njehsojme nivelin e taksave, sepse te ndjekesh te njejten praktike do te thote te ndihesh njelloj", deklaroi kryeministri Berisha. Njeheresh ai u premtoi biznesmeneve kosovare, se ne Shqiperi ata nuk do te vuajne nga zvarritjet burokratike per ushtrimin e biznesit te tyre. Sipas Berishes, reformat e ndermarra dhe ato qe jane ne plan per t'u aplikuar se shpejti, nga ana a qeverise qe ai drejton, do t'i ndalin rrugen cdo lloj burokracie qe mund te haset nga ana e investitoreve kosovare. "Ne e dime qe strukturat ju rendojne, ju grabisin kohen, ju frustrojne. Biznesi nuk duhet te vuaje me nga zvarritjet burokratike", deklaroi Berisha. Perballe biznesmeneve kosovare, mjaft te interesuar per te ditur ne lidhje me lehtesirat qe ofron shtetit shqiptar per ushtrimin e aktivitetit te tyre, kane degjuar shpjegimet e Berishes, ne lidhje me reformen e thelle qe ne kater vite qeveria qe ai drejton, arriti te beje per permiresimin e klimes se biznesit. "Reforma dhe lehtesite, per sa i perket fushes ekonomike dhe te biznesit, do te vazhdojne edhe pergjate ketij mandati te dyte", theksoi Berisha. Sipas tij, fillimisht per te lehtesuar punen e investitoreve, qeveria ka bere investime te shumta ne infrastrukture. Berisha theksoi se vetem ne mandatin e pare qeverises, u ndertuan 6 mije kilometra rruge dhe ne kete kater vjecar do te ndertohen edhe 7 kilometra te tjera. Po keshtu sipas kreut te qeverise shqiptare, biznesi ka marre hov nisur dhe nga fakti se eshte aplikuar taksa e sheshte dhe nje sere lehtesirash te tjera si prokurimet elektronike dhe regjistrimi i biznesit, brenda nje dite, permes krijimit te "One Stop Shop". Per Berishen, rendesi te vecante ne permiresimin e klimes se biznesit kane pasur edhe zbatimi i ligjit te koncesioneve. Kryeministri theksoi se nisur nga ky ligj jane nenshkruar 110 kontrata per ndertime hidrocentralesh dhe jane per t'u ndertuar apo per t'u dhene me koncension edhe 130 HEC-e te tjera.