E hene 13 Shkurt 2012 1639

BERISHA NE MBLEDHJE GRUPIKryeministri Sali Berisha ka premtuar te shperndaje per 3 muaj ndihmen ekonomike per te gjithe banoret ne zonat e bllokuara nga debora.



Para deputeteve demokrate lideri i maxhorances Berisha duke numeruar rreziqet kryesore qe vijne per shkak te ortekeve dhe bores ne catite e shtepive ka premtuar angazhim te te gjithe strukturave per tu ardhur ne ndihme qytetareve. Sipas kryeministrit Berisha prioriteti numer 1 duhet te jete shpetimi i jeteve njerezore. Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se grupit parlamentar ka folur edhe per viziten ne Azerbajxhan dhe lobimin qe gazsjellesi te kaloje ne territorin shqiptar. Ne kete kuader lideri i maxhorances ka theksuar se gazifikimi i vendit duhet te jete prioritet ne 4 vitet e ardhshme.ShareTweet