Kryeministri Sali Berisha i ka bërë apel kryesocialistit Rama të përshëndesë deklaratën e delegacinit të Këshillit të Evropës. Kryeministri njëherësh i ka kërkuar deputetëve të PS-së të hyjnë në Kuvend duke theksuar edhe një herë se PS do të ketë shumicën në komisionin hetimor për zgjedhjen e 28 qershorit. "I bëj apel kreut të PS-së që ashtu si thuhej në deklarëtën e KiE, opozita të hyjë në Kuvend. Garantoj edhe një herë se opozita do ketë shumicën në komisionin parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit", u shpreh Berisha.

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbështjetjen e qeverisë shqiptare ndaj deklaratës konkulzive të KiE.

"Garantoj KiE se qeveria është dakord me deklaratën dhe ka bindjen se kjo deklaratë është kontribut thelbësor në normalizmin e situatës aktuale të krijuar nga bojkoti opozitës", tha Berisha.

Kreu i qeverisë nuk pranoi të komentonte diskutimet të bëra dje në tryezën e Presidentit Topi në prani të përfaqësuesve të KiE në takimin Rama Berisha në Presidencë.

Delegacioni i KiE nëpërmjet një deklarate i kërkon opozitës shqiptare të hyjë në Kuvend.