“Joseph Daul, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, grupi, përfaqësuesit e të cilit janë sot qeveri në 16 vende anëtare të Bashkimit Europian, duke numëruar këtu Gjermaninë Federale, Francën, Italinë dhe tani së fundi Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk është në këtë grup, por është djathtas, mendoj se erdhi në Shqipëri me lajmin më të gëzueshëm për çdo shqiptar. Ai erdhi në Shqipëri si mik i të gjithë shqiptarëve, pasi vetëm një ditë më parë, ai dhe parlamentarët e grupit të tij kishte luajtur një rol përcaktues në votën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për heqjen e vizave. Në këtë kontekst, ai bëri fushatë për mua, aq sa bëri edhe për çdo shqiptar, që mezi pret lëvizjen e lirë të tij dhe heqjen e vizave për shqiptarët në hapësirën europiane. Nga ana tjetër, mendoj se në dallim nga ç’ndodhi disa javë më parë, Joseph Daul mori takime me të gjithë spektrin politik parlamentar shqiptar dhe dha mesazhet më të shkëlqyera të bashkëpunimit,. çdo interpretim tjetër i kësaj vizite është jo realiste dhe shqiptarët e kanë shumë të qartë se cili ishte lajmi që u solli miku i tyre i shquar, Joseph Daul, vetëm një ditë pasi ai ishte edhe arkitekti i tij në Parlamentin Europian.


...