Kryeministri Berisha premtoi dje se Mallakastra ishte krahina e pare qe perfitonte nga projekti i qeverise per te mbjelle 20 milion rrenje ullinj ne te gjithe vendin. Nisur nga terreni i pershtatshem i kesaj zone per kultivimin e drurit te ullirit kryeministri Berisha i ftoi fermeret e Mallakastres te mbillnin rreth 10 milione rrenje. Ne kete kuader kryeministri premtoi subvencionim per cdo rrenje ulliri te mbjell ne kete zone. "Une jam sot ketu, per tu premtuar fermereve te Mallakastres se ky 4 vjecar qe vjen mbi te gjitha do te jete 4-vjecari i tyre. Une angazhohem se do te subvencionojme cdo rrenje ulliri qe ju do te mbillni", deklaroi Berisha gjate takimit me banoret e Cakranit dhe te Ballshit. Nga ana tjeter, kryeministri Berisha premtoi se projektet e qeverise do te preknin edhe infrastrukturen e kesaj zone, per ta shnderruar ate ne zone me zhvillim evropian si per fermeret ashtu edhe per pjesen tjeter te saj.