Kryeministri Berisha takohet me banorë të zonës së Skraparit. Duke u kërkuar votën për të djathtën, Berisha u garantoi skraparllinjve se do ndërtojë qytetin turistik me pensione e rroga më të larta dhe se vendet e BE 

TIRANË - Kryeministri Berisha, i cili ishte sot në Skrapar, ku u takua me banorë të kësaj zone, u shpreh se "Erdha së pari për t'u shprehur nderimin tim më të madh gjithë burrave dhe grave, djemve dhe vajzave të Skraparit për t'u siguruar ju se së bashku katër vitet që vijnë do të ndërtojmë Skraparin evropian, Shqipërinë evropiane”
“Jju jell përshëndetjet më të zjarrta nga Tirana, Saranda, Gjirokastra, Vlora, Dibra, Tropoja, Kukësi, Kruja e mbarë Shqipëria. Sjell tek ju frymën fitores së madhe, fitores së Skraparit, fitores evropiane te Shqipërisë dhe shqiptarëve". Në vazhdim të fjalës së tij, kreu i qeverisë vuri në dukje se "në këtë rreth me pasuri të mëdha, i cili ka një ndër pasuritë më përrallore të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Baba Tomorin, do të ndërtojmë së bashku Skraparin turistik. Unë ju jap fjalën se do të kërkoj drejt tij, në Bogove dhe në të gjitha drejtimet e tjera, infrastrukturën më moderne, sikundër do të përfundojmë në një kohë sa më të shkurtër asfaltimin e rrugës së kanioneve, të cilat janë një dokument mahnitës natyror i Skraparit dhe mbarë Shqipërisë".
Në vazhdim, ai vuri në dukje se "qeveria garanton fermerët e Skraparit se 4 vitet që vijnë pensionet e tyre do të jenë të barabarta me pensionet e qytetit dhe do të jenë më të larta se sa pensionet dhe rrogat e 6 vendeve anëtare të BE.

(d.b/BalkanWeb)