Si një akt të madh njerëzor e konsideroi kryeministri Sali Berisha projektligjin për ish-të përndjekurit politikë. I pranishëm në senacën plenare Berisha u shpreh se me këto amendime deputetët e kuvendit vendosin një standard të ri. Kryeministri i quajti trillime deklaratat se po shpërblehen kriminelët."Me këto amendime po bëhet një akt i madh njerëzor",tha Berisha. Sipas tij, fatura për këtë ligj nuk është e thjeshtë, por nuk mund të kalohet mbi këta ish-të përndjekur. Sipas kryeministrit, hapi që është marrë deri tani nga Kuvendi nuk është i mjaftueshëm. Ai kërkoi amendim të mëtejshëm të ligjit. Berisha shprehu falenderimin dhe mirënjohje për deputetët firmatarë të "amendmit të ligjit mbi kompnensimin e dëmshpërblimin e martirëve të vlerave dhe lirive njerëzore". Sipas tij, ish-të përndjekurit janë viktimave të krimit kundër njerëzimit të kryera gjatë regjimit politik gjatë 45-viteve. Ndaj, sipas kryeministrit. Sipas Berishës, ky ligj nuk mund të shpërblejë jetën dhe lirin e munguar të atyre viteve të të ish-të përndjekurëve. Me këtë ligj, sipas Berishës i shtohet moralitet Kuvendit dhe shoqërisë.