Rozeta Rapushi


Kryeministri Sali Berisha, u kerkoi dje banoreve te Belshit, te votojne mazhorancen dhe reformat qe ajo ka realizuar, perballe alternatives se majte, qe ai e quajti te mashtrimeve dhe genjeshtrave. I pranishem ne inaugurimin e nisjes se punimeve per ndertimin e rruges Belsh-Kucove, me vlere 600 milione leke, kreu i qeverise premtoi vijueshmerine e reformave ne mandatin e dyte. Nderkohe qe akuzoi ashper kundershtarin e tij politik, Edi Rama, per mashtrime e trillime kunder reformave te qeverise dhe arritjeve te saj. "Ka nje alternative tjeter paralel me tonen. Alternativa e fjaleve, mashtrimeve, genjeshtrave, alternative e cila perpiqet te nxije gjithcka. Ne rrisim rrogat dhe pensionet, ata bertasin varferi, varferi. Ata perhapin lajme se ne nuk do te anetaresohemi, organizojne mitingje per te protestuar, ne aplikojme per vend kandidat ne BE dhe per vizat, ata bertasin perse aplikoni", akuzoi kryeministri. Ai siguroi se mazhoranca do te vijoje ne rrugen e saj, pavaresisht fjaleve te opozites. Kjo sepse, sipas Berishes, ne mandatin e dyte, PD do t'i jape Shqiperise, rrjetin rrugor me te ri dhe me modern ne Evrope. Po keshtu, do te ndertoje dhe boshtin e Jugut qe afron Saranden me Tiranen. "Ne percartjet e tyre une do te vecoja nje, thirrjen e tyre gjate muajit prill qe te mos rriteshin rrogat dhe pensionet. Ne e degjuam thirrjen e tyre dhe nuk rritem rrogat dhe pensionet me te larta, te ministrave dhe deputeteve, rritem rrogat dhe pensionet tuaja, ashtu sic kishim parashikuar", vijoi akuzat kunder selise roze, kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur ate "nje opozite te skupeve dhe trillimeve". Berisha tha se opozitaret mbajne ne shtepi, bunkere kartoni, duke thene se shqiptaret jane si keto bunkere. "Por bunkeret ishin nje problem qe na i imponuan, ndaj ata duhet te dine te shohin dhe te hapin syte; shqiptaret po ndertojne rruge, vila, ujesjelles, shkolla, po luftojne dhe po perpiqen cdo dite per t'u bere si kombet e tjera", kritikoi ai. Ndaj sipas Berishes, populli duhet te lejoje mazhorancen ne mandatin e saj te dyte. Kjo me arsyen e vetme qe kjo mazhorance te realizoje tre here me shume, se sa ka bere ne kete mandat. "Une ju premtoj se do te financojme cdo projekt qe lehteson jeten tuaj", vijoi ai. Kryeministri siguroi se cdo fshat dhe komune i kesaj zone, do te lidhet me rruge te asfaltuara dhe me rruge kryesore. Berisha iu beri thirrje kryetareve te komunave te Dumrese, te bejne projektet e rrugeve, te fshatrave te tyre dhe qeveria do t'i financoje ato plotesisht. Teksa ka vijuar akuzat ndaj opozites, Berisha njehere i eshte rikthyer vizites se kryeministrit grek, Karamanlis, ku punojne rreth 1 milion shqiptare. Duke deklaruar se dy bashkebiseduesit vleresuan kontributin e dyanshem te emigranteve shqiptare, Berisha akuzoi opoziten e sipas tij, "vazhdoi te thoshte: Berisha i dha ujerat shqiptare. Keto ishin trillime primitive, qe edhe nxenesi i klases se peste, me kompas, eshte ne gjendje te provoje se ato jane ndare ne baze te ligjit dhe se nuk ka pasur asnje milimeter abuzim. Kjo eshte nje gje shume e turpshme".