Kryeministri Sali Berisha deklaroi në Elbasan se në këto 7 vite Qeveria ka treguar vëmendjen e saj tek arsimi.



"Mësuesit e vitit parashkalloro në 2005 paguheshin sa gjysma e rrogës aktuale. Rritja e pagave në arsim do të vijojë përsa kohë ne do të jemi në pushtet", u shpreh Berisha në një takim me mësuesit e këtij qyteti.

Shefi i Qeverisë theksoi se prioritet mbetet arsimi, ndërkohë që kujtoi se në gjithë vendin shkolla janë në nivelin më të lartë të teknologjisë së informacionit.

"Edukimi i brezit të ardhshëm në qendër të objektivave tona. Ende ka shkolla pa kushte të mira por do t'i rindërtojmë", tha Berisha.