Në prag të 8 Dhjetorit, ditës ndërkombëtare të rinisë kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.


I pyetur nga studentët se nëse e ka lexuar librin e kreu të PS-së Edi Rama, kryeministri Berisha theksoi se si rregull duhet ta lexonte librin e kundërshtarit të tij politik por nuk e kam lexuar por ka lexuar shumë paragrafe të tij nëpërmjet shtypit.


Si rregull nuk lexoj memorie. Libri është përgënjeshtuar universalisht pasi rezulton që autori ka harruar që ka shumë njerëz që i njohin ngjarjet ndryshe nga sa i ka paraqitur ai. Rama punonte me mua për të rrëzuar Fatos Nanon dhe ka të regjistruar zinxhirin më të gjatë të disfatave politike dhe nuk është marrë me analizën e tyre çka do të më interesonte. Pse nuk e kam lexuar? Nga pasazhet rezulton që ai operon në mënyrën më të vjetër me armikun e brendshëm dhe kjo është kryekëput e papranueshme. Nuk mund të lexohet një libër i cili përbën një model klasor tipik. Ky libër nuk mund të lexohet pasi udhëhiqet nga lufta e klasave. Nuk mund të shkruash për ata që mund të kenë një qëllim të përbashkët. Nuk mund të shkelmohet mbi kontributin e bashkëpunëtorëve ka theksuar Berisha

Sipas Berishës, Rama e ka trajtuar figurën e Fatos Nano në atë mënyrë me të cilën Enver Hoxha ka trajtuar kundërshtarët e vet.


Nano ka qenë kundërshtari im më kryesor. Unë dhe ai jemi dy kampe, por mënyra sesi e përshkruan Nanon absolutisht është mënyrë më primitive, që është identike si ajo e Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin apo Zoi Fundon, apo ndonjë tjetër. Unë e ndihmova të rrëzonte Nanon. Harron ai që sheshet e Mjafti i mbushte PD. Punoi më mua për rrëzimin e tij, tha Berisha.