17-09-2012 / Gazeta 55

Kryeministri: Rama si Hugo Chavez, programi i PS tërësisht anti-privatizim


UPDATE- Kryeministri Sali Berisha delkaroi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se heqja e imunitetit do të votohet në Kuvend gjatë ditëve në vijim. Sipas kreut të qeverisë, heqja e imunitetit është në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo për kredibilitet partiak. “Pritet që në ditët që vijnë të votohet imuniteti në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Në 10 vjet betejë kurrë nuk është bërë për kredibilitet partiak. Ajo që fiton është vendi dhe miratimi i heqjes së imunitetit është mesazhi më i duhur që ne dërgojmë për qytetarët shqiptarë, por edhe për të përcjellë një mesazh partnerëve tanë kundrejt të cilëve kemi detyrime të jashtëzkonshme”- u shpreh shefi i ekzekutivit. Duke iu referuar zhvillimeve politike në kampin opozitar, aty ku PS ka nisur fushatën elektorale, kryeministri Berisha se Edi Rama është vënë në krye të një fushate trillimi dhe fabrikimi. “Zoti Rama ka filluar fushatën elektorale dhe uroj që mos t’i avullojë benzina rrugës, por e ftoj gjithashtu që në këtë fushatë të lërë mënjanë fabrikën e trillimit në rrafshin ekonomik dhe t’i referohet social demokracisë europiane dhe botërore e cila në aktivitet e saj ka pa diskutim praktika, projekte, alternativa solide. Shpreh keqardhjen për tezën e opozitës se mjerimi sot është më i madh. Gjatë viteve të PS-së në pushtet u vendos sistemi i korrupsionit, fenomen i cili ekziston ende, por ka një luftë solide kundër tij”- theksoi Berisha.


Gjithashtu, kryeministri Berisha i është referuar edhe privatizimit të Albpetrolit dhe 4 HEC-eve ndërsa ka shtuar se programi ekonomik i PS-së është i bazuar tërësisht në anti-privatizim sipas platformës së Hugo Chavesit. Berisha shtoi se privatizimet janë një rrugë për tu mbrojtur nga kriza. “Në programin e tij ekonomik ishte kryekëput anti-privatizim, tërbimin i madh nga ana e tij për shitjen e hec-eve, deklarata e tij unike: nuk ka vend që shet të drejtën e shfrytëzimit… Ca është një shitje e të drejtës për një periudhë të caktuar, a mund ta pyesim zotin Rama? gjigandët botërorë të naftës, ku eksplorojnë, ku nxjerrin në tokë apo mars. Po ka një njeri që nuk e shet naftën, ai është Hugo Chaves. Ti ose je i verbuar nga Chaves, ose nuk e di çdo të thotë koncesion. Ky qendrim antriprivatizim është në kundërshtim flagrant me atë çfarë kërkohet sot nga ekonomistët botërore. Kjo është masë antikrizë, rrit eficencën dhe konkurrueshmërinë”- theksoi Berisha. 

...