Të tjera rreth shkrimit Ekrem Spahia: Do t'i marr me hu





TIRANË – Kryeministri Berisha ka mbështetur sot kërkesën e komunitetit homoseksual dhe lezbik në Shqipëri për zhvillimin e paradës së tyre në Tiranë më 17 maj. Duke iu referuar qëndrimit të kreut të Partisë Lidhja Legalitetit, njëkohësisht zv.ministër i mbrojtjes, Ekrem Spahia, kryeministri berisha e cilësoi atë si të papranueshëm.
“Aspak e papranueshme dhe mbretërore deklarata e Spahias. PLL ka treguar se është parti e tolerancës. Spahia e teproi me atë që tha. Nuk mund të mos bëhet fjalë që njerëzit të mos shprehin orientimin e ndryshëm seksual. Ata kanë të drejtën e tyre për të zhvilluar takime e tubime të tilla, sepse Tirana është kryeqytet i të gjithëve”, tha kryeministri sot në mesditë.

PARADA
Më 17 Maj, Ambasada PINK do të "pushtojë" një nga sheshet kryesore të Tiranës për të festuar Ditën Nderkombëtare kundër Homofobisë dhe per te ngritur flamurin LGBT në shenje respekti ndaj të gjithë komunitetit homoseksual në Shqipëri.
Lajmi konfirmohet nga shoqata LGTB, nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe një pjesë e madhe e komunitetit LGBT jeton këtu. Komuniteti LGBT që jeton jashtë Tiranës, jeton thuajse i gjithi nën frikën e dhunës, përjashtimit, përbuzjes dhe mungesës së respektit për të drejtat e tij. Për Ambasadën PINK kjo situate është e papranueshme!”, thuhet në deklaratë.

Për këtë qellim, Ambasada PINK do të jetë nga mëngjesi i datës 17 Maj e deri në mesnatë, ne nje nga sheshet kryesore në qendër të kryeqytetit.
Sipas shoqatës do të festohet diversiteti i shoqerisë dhe për të sensibilizuar institucionet, familjet dhe shoqërinë për detyrimin e tyre për të respektuar të drejtate çdo personi gay, lezbike, biseks dhe transeksual.

FLAMURI DORËZOHET NË ZYRËN E BERISHËS
Një ndër eventet me interesante të kesaj dite do të jetë parada e flamurit LGBT dhe dorëzimi i tij pranë zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë, si një shenjë kërkese qe Qeveria Shqiptare të bëjë më shumë në drejtim të respektimit, garantimit dhe promovimit të të drejtave të komunitetit LGBT anembanë Shqipërisë.


(aq/shqiptarja.com)