Rama Ermonela FelajKa qenë një koment i shkurtër ai i ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me publikimin e raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar për trafikun e drogës. Në këtë raport, të lexuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, akuzohej qeveria “Berisha” se kishte mundësuar realizimin e trafikut të drogës nga aeroporti ushtarak i Gjadrit. Rama nuk jeton dot pa Griselda! Sot para publikut si salvaxhente kishte veshur fustanin e Eriselda Felaj, kurbani i rradhes!, shkruante Berisha në rrjetet sociale. Berisha i referohej një rasti të tre viteve më parë, kur Partia Socialiste akuzoi qeverinë Berisha se kishte rrëmbyer e kërcënuar një vajzë, e cila pretendonte për lidhje intime me kreun socialist të Bashkisë së Kavajës. Më pas rezultoi se gjithcka ishte një inskenim i vajzës dhe prokuroria e mbylli dosjen.