Gjatë një takimi me Drejtorin për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme, në Mbretërinë e Bashkuar Ouen Jenkins, Berisha ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së Presidentit të vendit respektoi si germën, ashtu edhe frymën e Kushtetutës.  Berisha theksoi se mazhoranca bëri të gjitha përpjekjet për konsensus dhe se zgjedhja e presidentit erdhi përmes një procesi negociatash dhe konsultimesh mes faktorëve politikë.

Në lidhje me marrëveshjen e nëntorit 2011 kryeministri çmoi se në tërësi palët e kanë respektuar atë marrëveshje dhe me kontribut të përbashkët është arritur plotësimi i pjesës më të madhe të angazhimeve të asaj marrëveshje. Kryeministri vlerësoi se palët kanë bërë punë shumë të përgjegjshme në reformën zgjedhore dhe atë parlamentare dhe se çështjet e mbetura janë plotësisht të zgjidhshme. Kryeministri e siguroi zotin Jenkins për vullnetin e plotë pozitiv të mazhorancës për të kontribuar në zgjidhjen sa më shpejtë të çështjeve të mbetura“, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.