Kryeministri Sali Berisha i ka bërë apel qytetarëve të pajisen me pasaporta biometrike, duke vlerësuar se këto pasaporta janë kriter për liberalizimin e vizave. Sipas Berishës, deri tani janë prodhur 190 .000 pasaporta biometrike. Kreu i qeverisë tha se deri tani 201.000 persona kanë aplikuar për t'u pajisur me pasaporta biometrike.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Integrimit.