TIRANE- Vetëm pak kohë pas konfirmit të lajmit mbi vrasjen e ish liderit libian, Muamar Gadafi, kryeministri Berisha ka përshëndetur nëpërmjet një mesazhi lajmin e eliminimit të ish dikatorit.


Në mesazh kryeministri shprehet:


Këshilli Kombëtar i Tranzicionit u dha sot libianëve dhe mbarë botës lajmin e shumëpritur të daljes nga skena njëherë e përgjithmonë të ish diktatorit libian Muammar Gaddafi.


Ky kriminel, më i madhi në historinë moderne të Libisë, meritonte ndëshkimin më të madh sipas ligjit ndërkombëtar për krimet e rënda kundër njerëzimit që kreu ndaj popullit të tij.


Por le të urojmë që vrasja e tij të jetë një ngushëllim për familjarët e mijëra e mijëra burrave dhe grave, fëmijëve e të moshuarve libianë që ranë në pranverën arabe nga barbaritë e tij.