09/04/2009  Akuza e Milos


Kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo reagoi dje lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri Berisha për pajisjen me karta identiteti falsa për komunitetin rom. Nisur nga kjo deklarët, PDS akuzoi qeverinë se po manipulon komunitetin rom. Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për t’ i dhënë kësaj kategorie karta falas, quhet nga kryetari Milo thjesht mashtrim i rradhës. “Është një lojë politike, përsëri mashtruese sepse kërkon me një gur të vrasë dy zogj; e para të shesë në opinionin publik kartën se po ja plotëson opozitës kërkesën që ka për të dhënë kartat e identitetit falas dhe së dyti për të mashtruar një pjesë të komunitetit rom me dhënien e kartave falas. Opozita shqiptare nuk mund të pranojë të shkojë në kushte të tilla në zgjedhje në rast se nuk do të ketë infrastrukturën e duhur, në rast se nuk do të ketë transparencë”, deklaroi Milo, gjatë fjalës së tij.