Kryeministri Berisha ka qënë sot në qytetin e Peshkopisë ku ka vizituar panairin e të vjelave. Në fjalën e tij, kryeministri ka theksuar se mandati i ardhshëm i qeverisë do të jetë për zhvillimin e fermave.

 


Ndërsa vlerësoi prodhimet shqiptare si mjaft të mira, kreu i qeverisë premtoi se qeveria do bëjë gjithçka për suksesin e fermerëve dhe për 5 fishimin e prodhimeve të tyre.


"Gjatë këtyre viteve janë shumëfishuar subvensionet për fermerët e Dibrës ndërsa së shpejti do të ndërtohet edhe Rruga e Arbrit e cila do të jetë rruga e dytë e kombit” tha Berisha.


Ndërsa i është referuar statusit, kryeministri theksoi se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për të plotësuar ëndrrën e shqiptarëve ndërsa u premtoi fermerëve dhe prodhimet e tyre do të lëvizin lirshëm në të gjitha shtetet e Europës.


"Siç u hoqën vizat për ne, njësoj do hiqen vizat për mallrat tuaja. Mallrat tuaja do lëvizin pa doganë në të gjitha qytetet e Evropës”, premtoi Berisha.