Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje Kryetarit të Partise Socialiste Edi Rama të dialogojë me kryetarin e LSI-së Ilir Meta për kodin zgjedhor. Duke përmendur se LSI-ja përbën 10% të elektoratit, Berisha tha se përjashtimi i saj nga procesi cënon standardet. Ai tha se ishte lënduar nga greva e urisë së deputetëve për kodin zgjedhor dhe u shpreh se sistemi i Dushkut deri tani ka penalizuar LSI-në. Deklarata e Berishës është bërë gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ai ka treguar edhe letërnjoftimet e para.