Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri Berisha
garantoi nxënësit dhe mësuesit se qeveria do të ketë si përparësi
madhore arsimin duke modernizuar shkollat, përmirësimin e kushteve të
mësidhënies dhe rritje rrogash për arsimtarët.



Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se arsimi në Shqipëri ka shënuar arritje pavarësisht problemeve që mbizotërojnë akoma.

"Rreth 65 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në mbarë vendin. Në emër të qeverisë dua t`ju uroj të gjithë nxënësve të vendit një vit të mbarë dhe plot suksese. I garantoj nxënësi dhe mësuesit se për qeverinë arsimi mbetet çështja më serioze dhe më e rëndësishme. Shkollimi i fëmijëve tanë është dhe do jetë përparësi mbi çdo përparësi tjetër. Progresi i prekshëm me gjithë problematikën që ekziston është arritur. Sot ka një trupë pedagogjikë të vendosur dhe përkushtuar për të konsoliduar më tej arsimimin e fëmijëve, shkollimin e tyre, rritjen të cilësisë së mësimdhënies. Garantoj arsimtarët në gjithë vendin se do bëjmë gjithçka për kushte sa më optimale dhe do të rrisin në mënyrë të vazhdueshme rrogat e tyre,” tha Berisha.