Njëzetë e pesë vite pas rënies së murit, kryeqyteti gjerman, Berlini, është shpallur qyteti më argëtues për turistët në botë, duke lënë pas metropole të mëdha botërore.

Raporti është hartuar nga GetYourGuide, përmes hulumtimit të 17 faqeve online për turizëm, ku u gjykuan 1,800 qytete në bazë të kualitetit të restoranteve, bareve dhe vendeve turistike. Pas Berlinit, në listë u radhitën Londra dhe Parisi.

Berlini u lavdërua për çmimin e ulët të pijeve dhe baret e hapura, ndërsa Londra kishte klubet më të mira të natës dhe koncertet më të arrira. Parisi, ndërkaq, performoi mirë në të gjitha kategoritë, por nuk fitoi asnjërën. Në listë përfshihen edhe Nju Jorku dhe Tokio.

Kryeqytetet evropiane edhe një herë u dëshmuan si më të pëlqyerat, duke e dominuar këtë listë me 8 nga top dhjetë vendet e para.

  1. Berlini
  2. Londra
  3. Parisi
  4. Nju Jorku
  5. Tokio
  6. Hamburgu
  7. Roma
  8. Viena
  9. Barcelona
  10. Stambolli