ASA (Albanian Sport Agency)- Minuta 43 e cdo pjese shënoi edhe kulmet e takimit Besa-Dinamo, kur beratasi Emiljano Veliaj (më një kryevepër në pjesën e parë) dhe kamerunasi Francois Herbert Endene Elokan (po kaq bukur në të dytën) regjistruan fitoren e parë sezonale të formacionit kavajas me Dinamon.
Një takim i frymëzuar i djemve të Bicit të mbështetur rreth 4000 shikesë, ku personazhi VIP ishte ish-sulmuesi i Besës, haitiani Herby Fortunat.
Bashkë me fitoren e dhjetë sezonale futbollistët e Besës tashmë do të marrin edhe nga 200 euro shpërblim, të premtuar nga presidenti Nexhat Bizhdili. Edhe pse trajneri Redi Jupi bëri tri ndërrime në këtë takimi Dinamo nuk mundi të shmangte humbjen e dhjetë në kampionat dhe të tetën në transfertë, duke u spostuar tashmë në vend të 6 me dy pikë më pak sesa ekipi që i eliminoi nga Kupa e Shqipërisë.
Në javën e 26, Besa do të luajë kundër Apolonisë në transfertë (fitoi në shtëpi me Shkumbinin), ndërsa Dinamo do të përballet me Partizanin, që nga ana e tij fitoi me Elbasanin.
Kurioziteti
* Në takim luajtën edhe dy vëllezrit Nuhiu (Arbeni, Besa dhe Adriani, Dinamo) edhe pse sulmuesit shqiptarë të ardhur nga Maqedonia nuk gjetën rrugën e rrjetës. Sulmuesi dinamovit, Adriani, i ardhur gjatë merkatos së janarit ende nuk ka shënuar golin e tij të parë në kampionatin shqiptar, ndërsa vëllai më i madh, Arbeni nuk shënon prej 7 javësh, kur dy golat e parë dhe të vetëm i ka shënuar në javën e 18 në premierën e tij kundër Luftëtarit (3-1)
* Ky ishte dhe takimi i 106 midis dy ekipeve, ndërsa Besa sigloi fitoren e 20 historike, në një statistikë, ku bilanci "rrëndon" dukshëm nga Dinamo me 62 fitore (24 barazime)
* Dy golat e shënuar nga Veliaj dhe Elokan e cuan në 80 numrin e shënuar nga Besa në portën dinammovite, kundrejt 177 golave të pesuar.
* Emiljano Veliaj u ngjit në kuotën e katër golave, ndërsa Elokan në atë të pesë golave.
BESA-DINAMO 2-0
1-0 Emiliano Veliaj 43', 2-0 Elokan 86'
Gjyqtarë: Peza, Elezi, Mustafaraj
Stadiumi "Besa", Kavajë
Dy fazat e para:
Dinamo-Besa 3-1
Besa-Dinamo 0-0
Besa-Dinamo 2-0

RENDITJA E SUPERLIGES
Superliga Pike F B H
1 Tirana 55 17 4 4
2 Teuta 47 13 8 4
3 Vllaznia 46 13 7 5
4 Partizani 45 13 6 6
5 Besa 37 10 7 8
6 Dinamo 35 10 5 10
7 Elbasani 35 10 5 10
8 Flamurtari 28 8 4 13
9 Kastrioti 25 6 7 12
10 Luftëtari 23 6 6 14
11 Shkumbini 22 6 4 15
12 Apolonia 19 5 3 16

Ndeshjet e javes 26
Kastrioti - Tirana
Flamurtari - Vllaznia
Elbasani - Teuta
Dinamo - Partizani
Besa - Apolonia
Luftëtari - Shkumbini