Besa dhe Dinamo e mbyllën në barazim ballafaqimin midis tyre në Kavajë. Të dy ekipet shpërdoruan raste të pastërta. Besa vazhdoi serinë pa fitore në shtëpi. Ky ishte një gjysmësukesei për trajnerin e Besës, Vasil Bici, pas humbjes me Vllazninë një javë më parë. Dinamo, morri një pikë të cmuar jashtë, në barazimin e dytë rresht 0-0 jashtë shtëpisë, pas atij me Teutën. Në pjesën e dytë, për blutë u fut dhe trajneri-lojtar, Redi Jupi, që në ndeshjen kundër Besës, regjistroi ndeshjen e tij të 187 (13 gola) në kampionatin maksimal në Shqipëri. Në fazën e parë Dinamo fitoi 3-1 me Besën në Tiranë. Në javën e 15, Dinamo do të presë në kryeqytet Tiranën, ndërsa Besa do të përballet në Tiranë me Partizanin. Me barazimin e arrritur, Besa u ngjit në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Dinamo në atë të 16 pikëve.
Kategoria Superiore
1 dhjetor
Besa-Dinamo 0-0
A.Janku, D.Koreshi, A.Mali
2 dhjetor
Shkumbini-Kastrioti
S.Jareci, E.Pjetrushi, E.Doda
Tirana-Vllaznia
S.Cekaj, F.Elezi, F.Lame
Flamurtari-Elbasani
I.Gashi, A.Lamce, D.Rexha
Luftëtari-Partizani
M.Sopjani, G.Maloku, Sh.Guce
Teuta-Apolonia
13 dhjetor
(Tirana-Vllaznia nis në orën 17:30, të gjitha takimet e tjera në orën 13:30. Shkumbini-Kastrioti do të luhet në Lushnjë, ndërsa Teuta-Apolonia do të zhvillohet më 13 dhjetor)

RENDITJA

Ekipi N F B H Gol P
1.Tirana 13 7 4 2 28-17 25
2.Elbasani 13 7 2 4 14-13 23
3.Partizani 13 6 4 3 16-11 22
4.Teuta 13 5 7 1 15-10 22
5.Vllaznia 13 5 5 3 17-13 20
6.Flamurtari 13 5 2 6 21-16 17
7.Luftëtari 13 5 1 7 13-15 16
8.Dinamo* 14 4 4 6 14-15 16
9.Kastrioti 13 3 6 4 15-21 15
10.Besa* 14 3 6 5 12-16 15
11.Shkumbini 13 3 3 7 14-18 12
12.Apolonia 13 3 1 9 12-25 10
* Një ndeshje më shumë