Besa gjatë fazës përgatitore zhvilloi pesë miqësore, duke fituar dy takime: me Besëlidhjen në Pogradec (1-0) dhe me Apoloninë në Fier (2-1); dy barazime: me Pogradecin në Pogradec (1-1) dhe me Partizanin në Kavajë (0-0) si dhe një humbje me Dinamon në Tiranë (1-0).
Nga 26 lojtarë që janë të grumbulluar me Besën: 12 janë të huaj, 5 kavajas dhe 9 nga qytete të ndryshme.
Trajner është Hasan Lika dhe ndihmës i tij, Përparim Daiu.
Ndeshja e parë e Besën në sezonin e ri është ajo kundër Kastriotit në Krujë.