SHKRUAN: Jeton Selimi 11-04-2011 11:14

Lufta për mbijetesë, e zhvilluar dje në aksin Elbasan-Ballsh, ka parë fitimtarë verdhezinjtë e Haxhiut dhe vendësit e Canajt. Të dyja sfidat janë mbyllur me të njëjtin rezultat 1-0



Sikundër kreu i superligës, edhe fundi i saj është në luftë totale, madje edhe më të ndezur, sepse numri i skuadrave të përfshira është më i madh. Nga Besa (Elbasani e ka prerë biletën për në kategorinë e parë) që mban vendin e parafundit dhe deri te Shkumbini i vendit të shtatë, janë vetëm 3 pikë diferencë. Janë 3 skuadrat që rrezikojnë rënien. Vendi i parafundit shoqëron Elbasanin në rënie të lirë, ndërsa vendet 10 dhe 9 kalojnë në fazën play-off, me vendet 5 dhe 6 të Kategorisë së Parë. Kaq mjafton që sfida totale të marrë zjarr dhe dje, ajo ka qenë vërtet shumë e ndezur. Në Elbasan, Besa ka qenë duke “rrëshqitur” për fare pak, teksa goli i fitores ka mbërritur vetëm 9 minuta përpara përfundimit të sfidës, atëherë kur mbrojtësi Ylli Shameti do të mposhtte portierin vendës nga një distancë e afërt. Në një sfidë ku, veç premios së ofruar nga ballshiotët, Elbasani nuk kishte ç’të humbte, loja e verdhebluve ka qenë e një niveli shumë më të lartë sesa ajo e ndeshjeve të fundit, ku elbasanasit dorëzoheshin ende pa zbritur mirë në tapetin e gjelbërt, 20 humbje nga 27 ndeshje të luajtura, përbëjnë mbase rekordin më negativ të historisë së klubit verdheblu. Sidoqoftë, Besa merr tre pikët dhe vijon të shpresojë në shpëtim.


Bylisi priste Teutën, në një ndeshje nga ato që cilësohen shpesh si për “jetë a vdekje”, ku të dyja skuadrat janë të përfshira në luftën për mbijetesë. Dhe, ashtu siç e do zakoni në futbollin shqiptar, ka fituar ekipi vendës, që ka shënuar një gol të vetëm në pjesën e dytë dhe ka futur në xhep ato tre pikë që vlejnë ar. Madje, pas kësaj fitoreje, Bylisi ka lënë pas Teutën, duke e lënë këtë të fundit të shikojë poshtë Besën. Ishte Fjodor Xhafa, ai që i siguroi tri pikët Bylisit, në fitoren e ngushtë 1-0 ndaj Teutës. Goditja e dënimit, e ekzekutuar nga kapiteni Amarildo Dimo, i dha mundësinë Xhafës të shënojë me kokë golin e vetëm të takimit. Ka qenë një fitore e mundimshme ajo e Bylisit.


Tirana pret Laçin, Vllaznia Dinamon


Do të jenë këto dy ndeshjet që do të ulin siparin e javës së 27-të të Kategorisë Superiore, ku Tirana do të presë Laçin dhe Vllaznia do të ndeshet me Dinamon. Për të dyja skuadrat kryeqytetase, kjo sfidë është më shumë një rutinë, teksa si bardheblutë, ashtu edhe blutë janë tërësisht të përqendruar në objektivin Kupë, finalen e të cilës do ta luajnë më 19 maj. Krejt ndryshe është historia




Superliga – Java e 27-të



Rezultatet



Të shtunën


Flamurtari – Kastrioti 1-0


Skënderbeu – Shkumbini 2-0


Dje


Elbasani – Besa 0-1


Bylis – Teuta 1-0


Sot


Tirana – Laçi 16:00


Vllaznia – Dinamo 16:00



Skuadra N F B H Gol P


1) Flamurtari 27 19 2 6 51-18 59


2) Skënderbeu 27 18 4 5 42-20 58


3) Vllaznia 26 12 8 6 28-19 44


4) Laçi 26 13 4 9 37-28 43


5) Tirana 26 9 11 6 29-21 38


6) Dinamo 26 10 7 9 37-32 37


7) Shkumbini 27 9 5 13 34-44 32


8) Bylis 27 9 3 15 35-45 30


9) Kastrioti 27 7 9 11 26-36 30


10) Teuta 27 7 8 12 23-30 29


11) Besa 27 7 8 12 22-34 29


12) Elbasani 27 4 3 20 24-61 12