Parid Xhihani kishte deklaruar se do të shënonte gol në takimin e sotëm, dhe sulmuesi i Besës e bëri atë realitet kundër Flamurtarit, në fitoren 2-1 kundër vlonjatëve, që u zhvillua në fushën asnjanjësë të Ballshit, në stadiumin "Adush Muca". Kjo ishte fitorja e dytë në transfertë e kavajsëve pas asaj me Apoloninë (1-0), por një tripikësh me shumë vlerë që erdhi pas humbjes së Besës, të mërkurën me Luftëtarin. Flamurtari pësoi humbjen e tretë rresht dhe të pestën në tetë javë kampionat.
Takimi është zhvilluar i tërë nën dominimin e formacionit të Përparim Daiut. Xhihani shënoi në minutën e –të, duke e mbyllur pjesën e parë 1-0. Në pjesën e dytë, golashënuesi më i Flamurtarit, Roland Nënaj "shpiku" golin e tij të zakonshëm, teksa barazoi rezultatin në minutën 53' në 1-1. Një ekuilibër i përkohshëm pasi 12 minuta më pas, në të 65', Abanda shënoi golin që i dhuroi tri pikë Besës.
Besa u ngjit në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Flamurtari mbeti në atë të 7 pikëve.
Në javën e ardhshme, Besa pret në shtëpi kryesuesen e kampionatit, Tirana, ndërsa Flamurtari do të udhëtojë drejt Tiranës për të nisur serinë kundër ekipeve kryeqytetase: të shtunën e ardhshme kundër Dinamos, e më pas Tiranës dhe Partizanit në javën e fundit të fazës së parë.
FLAMURTARI - BESA 1-2
Shënues: Roland Nenaj 53\'/ Parid Xhihani 25\', Abanda 65\'
Gjyqtarë: S. Cekaj, A. Lamce, F. Lamaj
Stadiumi "Adush Muca", Ballsh
Bilanci ndermjet tyre: 112 ndeshje; 28 fitore Flamurtari, 32 barazime 52 fitore Besa. Golat: 103-138