berishaBesart Berisha mund të rikthehet në kombëtare dhe të vihet nën urdhrat e De Biazit, pasi ftesa e dërguar disa ditë më parë për të nga italiani, pritet që të marrë një përgjigje pozitive. Sipas medieve kosovare, Berisha ka kërkuar nga De Biazi që ti japi dhjetë ditë kohë për përgjigje, por me shumë mundësi ai do të jetë pjesë e kombëtares për eliminatoret e Europianit të 2016-ës. Berisha kishte refuzuar disa herë ftesën e Shqipërisë, për shkak të largësisë, pasi ai luan në Australinë e largët.


Mësohet se me Berishën do të ndiqet politika e njëjtë sikurse me Salihin, pasi do ftohet vetëm për ndeshje zyrtare. Besarti ka luajtur me fanellën kuqezi 17 ndeshje duke realizuar edhe një gol në miqësoren ndaj Anglisë B, zhvilluar në vitin 2007. Në tetor të 2009-ës Berisha kishte njoftuar se smund të ishte pjesë e kombëtares për arsye të lartëpërmendura. Në rast se ky lajm është i vërtetë, atëherë më i lumturi do të ishte tekniku i kombëtares, Xhani de Biazi i cili pëlqen lojën e kosovarit, prandaj dhe ka insistuar që ta ketë për eliminatoret e Francës.


The post Besart Berisha pranon ftesën e De Biazit appeared first on Sporti Shqiptar Online.