Gjiganti rusi i gazit, Gazprom, deklaroi se fitimet për tremujorin e parë të vitit 2009 ishin 33 miliard rubla (1 miliard dollarë), pra pesë herë më pak se e njëjta periudhë një vit më parë. Ndërkohë që prodhuesi i dytë për nga madhësia në Rusi, NOVATEK, deklaroi se fitimet i kishin rënë 8 fish.



Sipas lajmit të Kommersant, krahas rënies së vlerës në bursë, problemet kryesore për të cilat vuan Gazprom janë rënia e prodhimit dhe e spedicionit. Prodhimi i gjigantit rus të gazit ra me 15% ose me 154 miliardë metërkub. Ndërsa spedicioni u përgjysmua duke rënë në 28.2 miliardë metërkub.



Ndërsa kompania e dytë për nga madhësia në Rusi, NOVATEK (kompani private) deklaroi se gjatë tremujorit të parë të vitit ra 8 fish, në shifrën 635 milion rubla.



Specialisti i Kompanisë për Studime të Kapitalit Rus, Vitali Kryukov, duke theksuar se luhatjet e kursit të dollarit me rublën kanë ndikuar pozitivisht mbi firmën, tha se “perspektiva e Gazpromit në sezonin e ardhshëm nuk është optimiste.



Kryukov deklaroi se kërkesë-oferta e çmimit të gazit është ekuilibruar dhe se nuk priten rritje serioze. Gazprom në një të ardhme të afërt mund të përballet edhe me mospagesa të disa shteteve konsumatore si Ukraina.