06/05/10 21:48
Banorëve u ka ardhur prova javore për ditën e sotme që ka të bëjë me sms-të dhe sapo Mandi fillon tu shpjegojë se çfarë duhet të bëjnë, Jona shprehet se ajo do të jetë e fundit që do ta bëjë provën dhe Erioni e ndërpret dhe thotë se i fundit do të jetë ai pasi është përgjumësh. Jona shprehet se ajo nuk po i hap rrugë Erionit pasi nuk ka ndër mend që të grindet me të. Klodi dekurajohet dhe shprehet se ai nuk mund ta bëjë provën pasi nuk është i shkathët dhe Mandi thotë se ai duhet ta bëjë patjetër provën pasi të gjithë duhet ta respektojnë lojën dhe Klodi pranon dhe fillon i pari. Mandi shprehet se ai nuk pret që të dalë i pari e të marrë telefonatën, por gjithsesi ka kurajon që ta bëjë provën. Erioni thotë se Klodi e ka shtyrë atë që ta bëjë provën me kafshën dhe pse ai e kishte të vështirë, ndërsa tani po bën vetë naze. Më pas Domi bën provën dhe Jetmiri mban shënim minutat për të cilat banorët e realizojnë provën. Banorët herë pas here debatojnë për faktin se sa minutata duhet të shënojë Jetmiri dhe Mandi shprehet se ata nuk duhet të bëjnë me hile, por të shkruajnë atë që ndodh në të vërtetë. Më pas Jetmiri i thotë Erionit se ai ka është në barazim ne Domin për minutazhin dhe Mandi dhe Erioni përgjigjen se po ti mbledhësh të gjitha bashkë, Erioni është në avantazh. Jetmiri shprehet se ai e ka marrë vetë me ngadalë dhe i thotë Erionit kur janë veç që Jona ka dashur ta bëjë provën e fundit në mënyrë që të dinte kohën e tyre dhe të mundohej që tia kalonte. Erioni shprehet se ai ka dashur tia lërë Mandit mundësinë për të folur në telefon, por deri tani është i pari dhe nuk ia ka kaluar askush.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));