08/05/2010 23:50
Mandi vjen në studion e BB i pritur mirë nga publiku i cili i dhuron duartrokitje sapo ai hyn aty. Mandi shprehet se i vjen keq që nuk arriti të shkonte në finale pasi ishte shumë pranë saj. Ai thotë se kjo ishte një eksperiencë shumë e bukur, ka kaluar shumë në jetë e do donte që të përjetonte edhe një të tillë. Mandi është eleminuar me 41% të votave. Arbana e pyet se si mendon ai se ku ka gabuar. Mandi shprehet se donte të tregote Mandin real, të qeshur, plot batuta e ironi, por që në shtëpi nuk e gjeti atë që donte pasi e përcakton atë shtëpi si një shtëpi plot thashetheme që ndodhinë më të vogël e bënin të madhe, pa arsye. Mandi shikon edhe klipin e përgatitur për të dhe për komentet e banorëve shprehet se i priste. Arbana e pyet për marrëdhënien me Kikën. Mandi shprehet se ndryshe i dukej Hakiu nga jashtë, si një banor që do lidhej më shumë, por kur e njohu brenda, iu duk një tjetër person. Opinionisti i thotë Mandit se priste shumë prej tij dhe se nuk ka dhënë aq shumë sa pretendon, por Mandi shprehet se ka bërë aq sa ka mundur. Ai tregon se ka marrë pjesë nëpër debate, ka mbajtur qëndrimin e tij duke rsyetuar gjithnjë dhe se ka treguar Mandin e vërtetë. Ariani e pyet se fakti që e ka ndjekur nga jashtë, mund të ketë hyrë me paragjykim për banorët, por Mandi mohon.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));