Lushnja tregoi fuqinë e saj, duke regjistruar fitoren me të thellë në javën e parë të Kategorisë së Parë. Lushnjarët fituan 5-0 në “Roza Haxhiu”, kundër një Mamurrasi që bëri shumë pak. Seria e golave: Mërtiri 14′, Topi 52′, Baci 78′ (aut), Sefa 86′ dhe Gjoni 89′. Besa e nisi shumë keq rikthimin në Kategorinë e Parë. Edhe pse shënoi e para me anë të Roshit, Caka dhe Cico firmosën fitoren 2-1 të Gramozit. Kjo e ka zemëruar pa masë trajnerin Magani, i cili nuk ka dashur as të flasë para mediave në fund të takimit. Fitore në transfertë regjistroi edhe Ada e Velipojës, me fitoren 2-0 në Burrel: Puka 16′ dhe Pëllumbaj 73′. Besëlidhja fitoi minimalisht 1-0 me debutuesen Himara, me një gol të Dibrës (46′). Në Gjirokastër, Jasmin Raboshta, me penalltinë e realizuar në minutën e 78-të, i dhuroi fitoren Luftëtarit kundër Vlorës (1-0). Dy ekipet e mbyllën me nga dhjetë lojtarë, pas ndëshkimeve më kartonë të kuq nga ana e gjyqtarit Cjapi. Në Sarandë, Butrinti fitoi 2-0 kundër ekipit tjetër debutues, Kukësit, duke konfirmuar se do të jetë një kockë e fortë. Në Çorovodë, Skrapari dhe Elbasani ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë. Miqtë verdheblu treguan se kanë ende shumë gjëra për të rregulluar gjatë sezonit dhe se kështu janë shumë larg të qenit pretendentë. Në Shijak, Iliria e Fushë-Krujës humbi 2-1 me Gramshin. Marishta 6′ dhe Elezi 70′, zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të Ujkës.


KATEGORIA E PARË/ Java 1


DJE

Skrapari – Elbasani    0-0

Besëlidhja – Himara    1-0

Dibra 46′

Luftëtari – Vlora    1-0

Raboshta 78(p)

Lushnja – Mamurrasi    5-0

Bufasi 13′, Topi 51′, Baci 76′(a), Sefa 84′, Gjoni 88′

Butrinti – Kukësi    2-0

Kola 28′, Dorti 90′

Burreli – Ada    0-2

Puka 16′, Pëllumaj 68′

Besa – Gramozi    1-2

Roshi 9′/ Caka 74′, Bilibashi 88′

Iliria-Gramshi    1-2

Ujka 60′/ Marishta 6′, Lezi 70′


RENDITJA


Skuadra    N    F    B    H    G+    G-    P


1 Lushnja    1    1     0    0    5    0    3

2 Ada    1    1    0    0    2    0    3

3 Butrinti    1    1    0    0    2    0    3

4 Gramozi    1    1    0    0    2    1    3

5 Gramshi    1    1    0    0    2    1    3

6 Luftëtari    1    1    0    0    1    0    3

7 Besëlidhja    1    1    0    0    1    0    3

8 Elbasani    1    0    1    0    0    0    1

9 Skrapari    1    0    1    0    0    0    1

10 Vlora    1    0    0    1    0    1    0

11 Himara    1    0    0    1    0    1    0

12 Iliria    1    0    0    1    1    2    0

13 Besa    1    0    0    1    1    2    0

14 Kukësi    1    0    0    1    0    2    0

15 Burreli    1    0    0    1    0    2    0

16 Mamurrasi    1    0    0    1    0    5    0