Biznesmenet e zones ku ka ndodhur shperthimi i Gerdecit ankohen se nuk kane marre shperblimin sipas listave te bera nga grupet e numerimit por deri me tani kane marre vetem rreth 20 per qind te shumave te premtuara qe me pare nga qeveria. Duket se ankesave te banoreve te Marqinetit dhe Gerdecit duket se u jane shtuar dhe biznesmenet ne kete zone, te cilet nga ana e tyre thone se nuk po demshperblehen ne masen 100 per qind per demin qe u eshte shkaktuar nga shperthimi i ndodhur me shume se dy jave me pare ne fabriken e cmontimit te municioneve luftarake. Sipas disa perfaqesuesve te biznesmeneve te zones, gjate nje dite me pare, eshte mesuar se grupet e vleresimit kane hartuar preventivet dhe kane percaktuar kompensim te demeve ne masen 15 deri ne 20 per qind te demit, qe u eshte shkaktuar atyre nga shperthimi i Gerdecit. Disa prej jane shkaterruar fare nga shperthimi i ndodhur. Keshtu nje mobilieri eshte shkaterruar e gjitha, dhe nga ajo kane shpetuar vetem disa meter kub, derrase. Nderkaq qe dhe biznese te tjera jane demtuar dhe shkaterruar nga shperthimi i ndodhur.


DEMSHPERBLIMET


Deri tani bizneset nuk kane marre asnje qindarke, ndersa disa prej tyre kane nisur te rregullojne provizorisht dhe me sa te mundin ambientin e demtuar dhe ndertesat qe kane pesuar demtime. Nderkohe, nje pjese tjeter e biznesmeneve bejne te ditur se deri me sot kane bere disa ankesa ne lidhje me pretendimet dhe ankesat e tyre, por nga Bashkia e Vores askush deri me tani nuk u ka ardhur ne ndihme dhe te vije dhe te rishikoje apo rivleresojne dhe nje here demet. Por ankesat ndaj regjistruesve te demtimeve te ndodhura jane bere dhe me pare nga pronaret e bizneseve te zones, qe u jane shkaterruar gjate shperthimit te tmerrshem te diteve me pare. Sipas te dhenave zyrtare te bera te bera te ditura me pare nga Bashkia Vore, numri bizneseve te demtuara eshte me shume se 2 mije. Gjate diteve te fundit eshte rritur dhe numri i banesave dhe ndertesave qe kane pesuar deme per shkak te shperthimit. Ndertesa te demtuara nga shperthimi jane mbi 4 mije. Ne nje deklarate te bere nga kryeministri pak dite me pare u be e ditur se per banoret qe do te behet kompensimi i banesave do te perfitojne 50 mije leke per fryme, nderkohe qe per bizneset do te kete demshperblim tjeter.