Biznesmenet dhe shoferet profesioniste, do te kene lehtesi te marrin vizat per te udhetuar drejt vendeve qe bejne pjese ne Organizaten e Bashkepunimit Ekonomik te Vendeve te Detit te Zi. Qeveria, ne mbledhjen e saj te djeshme mori vendimin per lehtesimin e marrjes se vizave per qytetaret shqiptare te ketyre kategorive dhe anasjelltas per qytetaret e vendeve anetare te kesaj organizate, ne rast se duan te hyjne per ceshtje biznesi ne vendin tone. Ky vendim, erdhi si rrjedhoje e anetaresimit te Shqiperise ne kete organizate te rendesishme ekonomike, qe lidh vendet e rajonit dhe me gjere. Vendimi i cili pritet te hyje ne fuqi ne muajin shtator, i jep te drejten biznesmeneve shqiptare dhe shofereve profesioniste te kamioneve, qe per ceshtje ekonomike, te kene lehtesira te medha per marrjen e nje vize ne te 12 vendet e organizates se Detit te Zi, tre prej te cilave jane vende te Bashkimit Evropian. Shqiperia ka marr presidencen e radhes te vendeve te kesaj organizate gjate gjysmes se dyte te vitit te kaluar. Gjate presidences se saj gjashte mujore, Shqiperia kishte vendosur objektive te qarta per sa i perket bashkepunimit nder vendeve anetare dhe me gjere. Shqiperia vendosi tre shtylla kryesore te prioriteteve te saj, per sa i perket presidences se saj. Se pari, vazhdimi i reformave strukturore te organizates. Se dyti, kultivimi i marredhenieve te bashkepunimit me aktoret nderkombetare si BE dhe OKB dhe se treti, zgjerimi i bashkepunimit mes vendeve anetare te organizates ne nivel sektorial. Shqiperia arriti te realizonte 55 mbledhje te rendesishme ne vend, gjate kohes qe mbante kryesimin e organizates me te gjitha nivelet e perfaqesimit nga ana e shteteve anetare te saj. Ministri i Jashtem, Lulezim Basha, garantoi se Shqiperia ja arriti te plotesonte objektivat qe i kishte vene vetes ne perfundim te ketij mandati gjate mujor. Organizata e Bashkepunimit Ekonomik te Vendeve te Detit te Zi, ka si qellim kryesor bashkepunimin ekomomik qe perpiqet te zhvilloje mes vendeve anetare fusha qe kane te bejne me transportin, energjine, turizmin, kulturen, mbrojtjen e mjedisit, bujqesine etj. Kjo organizate perbehet nga 12 vende, Shqiperia, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia dhe Ukraina. Shqiperia prej 16 vitesh eshte anetare me te drejta te plota te organizates. Aktualisht eshte Azerbajxhani, vendi i cili mban edhe presidencen e radhes se kesaj organizate te rendesime per bashkepunimin rajonal kryesisht per sa i perket ceshtjeve ekonomike.


F.Mejdini