Gjykata e Apelit ne Korce, ka lene ne burg me afat njemujor dy biznesmenet, Jani Lluka dhe Ilia Nikolla, te ndaluar me urdher te Prokurorise se Rrethit me akuzen e mashtrimit ne shuma te medha ne bashkepunim. Ne kete menyre, Apeli ka konfirmuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare, duke mos marre parasysh kerkesen e dy te pandehurve per te zbutur masen e sigurise dhe lenien e tyre ne gjendje te lire. Ceshtja qe po hetohet si nje rast fajdeje ne qytetin e Korces, eshte rikthyer serish ne gjykate, por kete here ne Apel. Me gjithe kerkesen e avokateve per lirimin e dy biznesmeneve, duke argumentuar se ata kane te investuara me shume kapital se shuma qe kane borxh, togat e zeza moren ne konsiderate kerkesen e akuzes per t'i mbajtur prapa hekurave dy bashkepronaret e "Inter Konfeksion".


G. Ashimi