Biznesmenet e akuzuar per ngritjen e nje skeme piramidale, mohuan dje ne Gjykaten e Rrethit te Korces akuzat. Jani Lluka dhe Ilia Nikolla, te arrestuar tri dite me pare, thane ne seancen e vleresimit te mases se sigurise se ata kane kapital te mjaftueshem per te shlyer kreditoret. "Nuk jemi fshehur, kemi shkuar vete ne polici, tha Jani Lluka. I kerkoj gjykates te na lere te lire, sepse ne kemi investuar kapital te madh, qe rrezikon te shkaterrohet nese do te qendrojme prapa hekurave". Edhe Ilia Nikolla ne fjalen e tij deklaroi se firma "Inter Konfeksion" eshte e fuqishme dhe ne gjendje te shlyeje borxhet e marra. Avokatet e dy te akuzuarve vune ne dukje faktin se klientet e tyre kane nje pasuri qe vleresohet ne afro 2 milione euro, ndersa borxhet e marra jane ne vlere me te vogel. Ne perfundim te seancave, trupi gjykues pranoi kerkesen e prokurorise, duke vendosur t'i lere ne burg per 30 dite Jani Lluken dhe Ilia Nikollen. Gjate kesaj kohe, dy biznesmenet duhet te vertetojne edhe faktin se jane vertet ne gjendje te shlyejne borxhet e marra.
Gezim Ashimi