AKU 


Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka zhvilluar dy aksione dje në qytetin e Vlorës dhe atë të Durrësit, duke mbyllur një sërë aktivitetesh. Në Llogora është bllokuar një sasi prej 163 kilogramësh mjaltë dhe shkak për këtë është bërë mungesa e kushteve higjieno-sanitare në ambalazhin e tregtimit, mungesa e fletëve të analizave, dokumentacionit të individëve tregtues, si dhe për shkak të dyshimeve në cilësinë e tij. Ndërkohë në Durrës, AKU-ja ka bërë të mundur lirimin e hapësirave dhe kontroll të tregtarëve ambulantë. Gjatë ditës së djeshme, 30 tregtarë ambulantë dhe individë që tregtojnë në mënyrë të paligjshme u larguan nga trotuaret ku shisnin, ndërkohë u sekuestruan sasi të konsiderueshme produktesh me origjinë shtazore, si qumësht, djathë, gjizë, vezë. Mësohet se aksionet nga ky autoritet do të vazhdojnë edhe në ditët e tjera, me qëllim evidentimin e situatës së tregtimit në mënyrë të paligjshme.


Ky shkrim Bllokohen 163 kg mjaltë në Llogora u publikua me pare te Gazeta SHQIP.