Gazetarët e Gazetës "Tema" nuk lejohen të futet në ambientet e redaksisë. Forca të shumta policie kanë rrethuar ambientet e gazetës duke mos lejuar hyrjen e tyre në redaksi, pasi sipas tyre, kjo godinë është shpallur nga qeveria objekt i rëndësisë së veçantë. Vendimi i qeverisë për nxjerrjen e gazetës tema nga ambientet ku ndodhet është hedhur poshtë nga gjykata e Tiranës. Sipas botuesit Mero Baze ky është një sulm politik i kryeministrit Berisha ndaj medias. Ndërsa për personalitete të tjera të medias së shkruar dhe vizive, qeveria po shkel vendimin e gjykatës duke mos lejuar botimin e gazetës tema. Por, megjithëse qeveria ka njoftuar datën 12 janar si dita kur shqiptarët duhet të nisin aplikimet për kartat e identetit, godina e cila është shpallur edhe objekt i rëndësisë së veçantë ende nuk ka përfunduar rikonstruksionin.