Britania e Madhe njoftoi dje emerimin e ambasadorit te saj te pare ne Kosove, qe shpalli te dielen pavaresine. "David Graeme Blunt u emerua ambasador i Madherise se Saj ne Republiken e Kosoves", njoftoi Ministria britanike e Puneve te Jashtme. Blunt ishte shefi i perfaqesise britanike, tashme ambasada britanike ne Prishtine, qe prej 2006-es. Ambasadori i ri e ka filluar karrieren e tij diplomatike duke sherbyer per Foreign Office-in ne 1978 ne Irlande. Karriera e tij vazhdoi me pas ne Vjene, Pekin, Kanbera, Oslo dhe Gjibraltar.