blushiVonesa në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit për deputetin Ben Blushi është një provë që tregon se politika po kërkon të kthejë në hiç reformën në drejtësi.


Duke shprehur skepticizmin e tij për zbatimin e reformës në drejtësi, Blushi tha se palët prej 25 vitesh vazhdojnë i hedhin fajin njëra-tjetrës.


Besoj se dhe nëse do të ketë reform në drejtësi, drejtësi nuk do ketë se ky Parlament prodhon më shumë fjalë se ligje. Ky është Parlamenti me shqiptar po shumë pak raste në dobi të shqiptarëve. Ky Parlament po bën sot gjithçka për ta shtyrë e për ta bërë hiç reformën në drejtësi dhe për këtë gjë kam një provë. Në fund të vitit të kaluar u miratua ligji i famshëm për dekriminalizimin. Shumë kolegë që e votuan sot thonë që janë bërë pishman. Unë i pyes, ca ka për tu bërë pishman? Me ligj ata njerëz me precedent penal duhet të dalin me ligj nga ky Parlament, tha Blushi në Kuvend.


Edhe nëse reforma në drejtësi tha Blushi miratohet, nuk ka asnjë garanci se do të ndëshkohet gjykatësi, prokurori apo politikani.


Nuk ka asnjë garanci, dhe ky është perceptimi publik, që reforma në drejtësi do të përfundojë si një marrëveshje për të mos na ndëshkuar ne, vijoi Blushi.