Kandidati promovohet në qytetin e Lezhës


blushi libriDeputeti socialist, Beni Blushi, ka prezantuar librin e tij Kandidati edhe në qytetin e Lezhës. Ai nuk i është shmangur dhe komentimit për situatën politike. Shumë njerëz, sipas Blushit, që po e dëmtojnë Shqipërinë, nderohen dhe vlerësohen në piedestal dhe kjo sipas tij, nuk është aspak normale. Shumë njerëz që po e dëmtojnë Shqipërinë në të gjitha kuptimet e fjalës, nderohen, respektohen, quhen rilindës, quhen patriotë, quhen njerëz të vlefshëm. Shpresoj që letërsia dhe artet e tjera, sepse politika e ka të pamundur, që të arrijnë ta kualifikojnë mendimin njerëzor. Po ashtu, t’u japë pak mundësi brezave të rinj të kuptojnë se çfarë vlen e çfarë nuk vlen, çfarë mbetet e çfarë nuk mbetet, tha Blushi. Në prezantimin e librit të Ben Blushit në Lezhë nuk kanë munguar as përfaqësues politikë të cilët kanë vlerësuar librin e Blushit, që kanë bashkëbiseduar edhe mbi situatën politike të vendit.