Ne organin e akuzes eshte thirrur edhe perfaqesuesi i nje firme qe dergoi betonin per ndertimin e memorialit





Korce- Perfaqesuesit e Omonias dhe asaj te nje firme ndertimi qe ka furnizuar me beton vendin ku u ngrit memoriali i ushtarit grek javen e kaluar jane thirrur ne Prokurorine Korces per te sqaruar rrethanat e prishjes se varreve per te vendosur memorialin e ushtarit grek.





Lajmi konfirmohet nga burime te Prokurorise se Korces te cilet mesohet se i kane derguar flete thirrje perfaqesuesve te organizates OMONIA per te sqaruar ngritjen e kryqit mbi varret e te vdekurve ne fshatin Boboshtice.





Perfaqesuesi i kesaj organizate ne lidhje me pyetjen e prokurorise per problemin e demtimit te varrezes ka pretenduar se memoriali ishte ngritur dhe ndertuar ne nje rruge ndermjet varreve te vjetra pa demtuar asnje te tille.





Pas tij pritet qe te pyetet edhe perfaqesuesi i firmes qe ka furnizuar betonin qe sherbeu per ngritjen e objektit qe shkaktoi jo pak urrejtje ne fshat per shkak te prishjes se varrezave te te pareve te tyre. Keta te fundit kane pohuar se ishin porositur nga perfaqesues te organizates OMONIA per te kryer furnizimin me beton ne brendesi te varrezes se Boboshtices.





Pak dite me pare ishte pyetur nje nga personat qe u mor me ndertimin e memorialit i cili u mor nen hetim nga policia dhe prokuroria. Skandali i dhunimit te varreve ne fshatin Boboshtice te Korces zuri fill pas nisjes per ndertimin e memorialit dhe me pas me nje ceremoni te organizuar ne varrezat e fshatit per nder te nje ushtari grek.





Rreth dy ore pas ceremonise kurorat e vena mbi memorial u dogjen. Veprimet e tilla ndodhen dy dite pasi konsulli grek Teodoros Ikonomu kishte deklaruar se korcaret ishin helene dhe se Korca ishte Greqi dhe ishte cliruar ne te njejten kohe me Greqine. Prefekti i Korces Andrea Mane denoi djegien e kurorave ne memorial ndersa pretendoi se nuk kishte dijeni per dhunim varresh. Po keshtu ai tha se nuk kishte degjuar fjalimin e konsullit grek qe cilesonte korcaret helene dhe korcen greke.





Konflikti mes efektivit te policise dhe fadromistit te arrestuar ndodhi per shkak te mos renies dakord prej tyre per pagesen e nje pune te kryer nga fadromisti per policin.





Policia arrestoi fadromistin e dyshuar se kanosi policin me vrasje duke e akuzuar ate per kanosje dhe shkaterrim te automjetit te policise