/ /






Burime nga organi i akuzes bene te ditur se dosja eshte plotesuar me te gjithe elementet qe dokumentojne vepren penale per te cilen akuzohen si dhe dy punetoret Alqi Koroveshi dhe Luan Zace. Tashme dosja eshte gati per tia nisur per kompetence gjykimi gjykates se ketij rrethi. Nga kryerja e ketyre punimeve dhe konkretisht nga hedhja e nje sasie prej 58 m2 beton ne pjesen ku ndodhet nje kryq betoni duke zgjeruar bazamentin e ketij kryqi nga ku u krijua nje rrugice midis kryqit dhe vendit ku eshte kambana si dhe nga ndertimi i shkalleve jane dhunuar disa prej varreve te ketij fshati te cilat jane germuar dhe me pas mbuluar nga betoni beri te ditur prokuroria nepermjet nje deklarate zyrtare. Ndaj tre personave rendon akuza e ndertimit te paligjshem kryer ne bashkepunim dhe dhunimit te varreve kryer ne



bashkepunim. Pas afro nje muaji nga denoncimi qe banoret bene per hedhjen e betonit ne varrezat e vjetra te Boboshtices dhe sidomos reagimit se nga kryerja e punimeve atje u zbuluan edhe eshtra te te vdekurve hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Korces kane arritur ne konkluzionin se varrezat jane dhunuar. Reagimi i ashper i banoreve ne lidhje me skandalin e nxjerrjes ne siperfaqe te eshtrave te te pareve te tyre beri qe afro dy jave me pare Prokuroria e Korces te fillonte ceshtjen penale. Fillimisht per kete dhunim varresh u mor si i pandehur ne gjendje te lire nje banor i fshatit Polene Alqi Koroveshi i cili kishte hedhur betonin ne varreza. Nderkaq prokuroria mori ne pyetje dhe mblodhi deshmi edhe nga banore te fshatit. Ne pyetje u mor edhe kreu i OMONIA-s ne Korce i cili sic rezultoi ishte interesuar drejtperdrejt per kryerjen e ketyre punimeve. Por ai mohoi te jene dhunuar varret dhe te jete hedhur beton mbi to. Ecuria e hetimeve mori nje tjeter rrjedhe afro nje jave me pare kur nga burime te organit te akuzes dhe policise se Korces qe hetonte paralelisht ngjarjen u be e ditur se ishte pushuar procedimi penal per punetorin Alqi Koroveshi dhe se eshte nen hetim kreu i OMONIA-s se deges se Korces Naum Disho. Akuza i perqendroi hetimet e saj tek OMONIA dhe personat qe ajo kishte paguar per te hedhur betonin ne varreza. Por mbi bazen e deshmive dhe personave te pyetur prokuroria i eshte kthyer edhe njehere marrjes si te pandehur te punetorit Alqi Koroveshi. Se bashku me te rezultoi se kishte punuar edhe shtetasi Luan Zace.



KORE/ GEZIM ASHIMI