Investimet publike perfshire ato me financim te brendshem dhe te huaj gjate vitit 2008 pritet te realizohen ne masen 100%. Kreu i Financave Publike, Ridvan Bode, deklaroi dje se, tre vitet e fundit investimet publike jane realizuar mbi 90% , ndersa gjate ketij viti investimet publike do te realizohen 100%. "Ajo qe ne do bejme gjate ketij viti eshte zbritja e deficitit ne nivelin 5.2 %, qe do te thote se ne do te jemi realiste ne programimin e investimeve te huaja, te cilat deri me sot jane programuar sipas kontratave qe ministrite kane pasur me donatoret, por qe per shume burokraci jo vetem te administrates shqiptare, realizimi i ketyre investimeve mbetej ne nivelin 50%, ndersa kete vit investimet e huaja do te realizohen 100%" shtoi ai. Investimet me financim te brendshem gjate periudhes janar-qershor jane realizuar ne masen 92.7%, nderkohe qe investimet me financim te huaj jane realizuar ne masen 79% te parashikimit me nje mosrealizim prej rreth 4.4 miliarde leke.