Sensibilizmi i te rinjve per mireperdorimin e energjise elektrike do jete qellimi i qendres se edukimit per Energjine te peruruar paraditen e se merkures ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes. Qendra e edukimit per energjine ne Vaun e Dejes, eshte konceptuar si nje mjedis shkolle. 

VAU I DEJËS-Përurohet në ambjentet e hidrocentralit të Vaut të Dejës, qendra e edukimit për energjinë, e cila synon sensibilizimin dhe edukimin e të rinjve për mirëpërdorimin e energjisë elektrike në familjet dhe bizneset shqiptare. Në inagurimin e kësaj qendre ishte i pranishëm Drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Gjergji Bojaxhi. Ai u takua dhe bashkëbisedoi me nxënësit e shkollave në lidhje me rëndësinë e kësaj qendre. Edukimi mjedisor për energjinë, bazohet në dy moto, në mënyrën më të pasur dhe më të lirë të prodhimit të energjisë elektrike, i cili është kursimi i saj si dhe në mosekzistencën e energjisë së lirë. Qendra e edukimit për energjinë në Vaun e Dejës është konceptuar si një mjedis shkolle ku nxënësit ndjehen në ndërveprim me edukuesit. Qendra është e pajisur me të gjitha mjetet audiovizuale didaktike për të transmetuar dije tek brezat e rinj në një mënyrë që nxit mendimin e lirë dhe kreativ. (m.a/News24/BalkanWeb)