Të tjera rreth shkrimit VIDEO

TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke folur rreth bojkotit të opozitës, theksoi se nuk ka parlament por se në Kuvendi është shndërruar në një asamble njerëzish.

Në fjalën e tij, pas takimit me drejtues të Partisë Demokratike në Vlorë, tha se nga dhuna e ushtruar sipas tij nga ana e mazhorancës në parlament, kërkohet që opozita të shndërrohet në parti fasadë.

“Opozitës i është mohuar e drejta kushtetuese e komisioneve hetimore, pra është mazhoranca që ka shkatërruar jetën parlamentare në Shqipëri, dhe instalimi në parlament i personave të inkriminuar, tregon qartë se mazhoranca kërkon një opozitë fasadë. PD nuk do të jetë kurrë fasadë e oligarkisë. Ne kemi paraqitur vetëm ccështjet që shqetësojnë në Shqipëri. Kjo është situata aktuale në Shqipëri. Ka një papajtueshmëri të oligarkëve në parlament dhe asaj të një vendi demokratik dhe të drejtave themelore kushtetuese. Ka një asamble njerëzish aty, por parlament nuk ka. Me mbështetjen e fuqishme të faktorit ndërkombëtarë do të ia dalim të shpëtojmë kuvendin nga kjo mynxyrë.” theksoi kryeopozitari Basha. 

Basha: Në poste kyçe, persona të inkriminuar, shembull Danaj i Vlorë
SDuke vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë, pas takimit me drejtuesit e PD në qarkun Vlorë, Basha denoncoi edhe emërimin në krye të Këshillit të Qarkut të Vlorës, të Sadrit Danajt, duke e akuzuar atë se ka të kaluar kriminale, lidhur me akuzat ndaj tij për trafik të qenieve njerëzore.

Sipas Bashës, personat e inkriminuar, janë vendosur në poste kyçe të qeverisë.

“Për gjendjen në raport e sigurinë, me paligjshmëritë e panumërta që godasin padrejtësisht qytetarët e Vlorës. Është e lehtë që në morinë e përditshme të rutinës së përbaltjeve politike, të shmangësh përpgjegjësitë e qytetarëve që të kanë votuar, të pretendosh se mund të shkarravisësh si në penel në letër, por gjendja është katastrofike, asnjë vend pune nuk është hapur në Vlorë. Mijëra njerëz janë flakur në rrugë, jo se ishin militantë partiakë, dhe jo për të sjellë militantë të PS, por persona të inkriminuar. Në krye ta qarkut të Vlorës, me urdhër të Ramës është vendosur një person i cili është akuzuzar nga shtypi italian për trafik të qenieve njerëzore. Madje citohet të kishte thënë se është më mirë ta kishim vrarë gocën se do kishim zhdukur faktet kështu. Kjo është e vërteta e Ramës me punësimin. Premtoi ligj për këdo por shkatërroi pa ligj pronat, djersën e çdo vlonjati. Përgjigjen vlonjatët e kanë dhe jam i bindur se ky shqetësim i thellë që ka kapluar Vlorën, do të dijnë që përgjigjen ta bëjnë publike me zë të lartë siç di dhe ka ditur gjithnjë Vlora.” tha Basha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)


Ndiqni Shqiptarja.com në
Facebook dhe në
Twitter