Bolivi -Bolivia ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, në shenjë proteste kundër ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 1 000 persona, bëri të ditur sot presidenti bolivian, Evo Morales. ''Ju bëj të ditur se Bolivia (...), duke u përballuar me këto veprimeve të rënda të kryera nga izraelitët, që kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore, ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin'' deklaroi presidenti Morales.