Vendimet e marra nga Keshilli i Pergjithshem i organizates "OMONIA", jane te paligjshme dhe te kryera me dhune. Ky ishte qendrimi qe mbajti mesditen e djeshme nga Saranda, kryetari i Bashkimit Demokratik te Minoritetit Etnik Grek "OMONIA", njekohesisht kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano. Nepermjet nje deklarate per mediat, Bollano akuzoi disa nga pjesemarresit e Keshillit, per hyrje me dhune ne ambientet e zyrave qendrore te "OMONIA"-s, duke i quajtur ata bandite te veshur me pushtet. "Bandite te veshur me pushtet, pa asnje tager dhe ne menyre te jashteligjshme, kane shqyer dyert e mjediseve ku eshte e instaluar administrata e organizates tone, duke fyer rende tere minoritetin", i cilesoi Bollana disa nga anetaret e Keshillit te Pergjithshem te organizates. Kryetari i "OMONIA"-s u tregua edhe me i ashper ne cilesimet e tij, duke i quajtur "jashteqitje" te 15-te anetaret e Keshillit, mes tyre dhe ministrin e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Spiro Kseren. "Une dua t'ju them, se cdo grupim apo subjekt ka 'jashteqitjen' e tij", theksoi kryetari i "OMONIA"-s per anetaret te cilet nepermjet nje mbledhjeje moren disa vendime, dy dite me pare. Duke iu referuar ketyre vendimeve, ne menyre te prere, Bollano i cilesoi ato si te paligjshme, sepse ishin ndermarre jashte rregullores se "OMONIA"-s. Sipas Bollanos, rregullorja shpjegon qarte, se kur mbahet mbledhja e Keshillit te Pergjithshem dhe kur merren vendimet e kesaj organizate te minoritetit. "Mbledhja e ketij Keshillit behet nga kryetari ose nga dy te tretat e tij. Keto rregulla nuk jane marre parasysh dhe per pasoje, keto vendime jane te pa legjitimuara dhe te marra jashte procedures institucionale", deklaroi kryetari i "OMONIA"-s. Nisur nga kjo ngjarje, Bollana ne deklaraten e tij kerkoi denimin e saj nga ana e qeverise dhe kryeministrit Berisha. "Ne nuk deshirojme qe veprime te tilla, qe cenojne minoritetin grek ne Shqiperi, te kene mbeshtetje shteterore dhe presim reagimin e qeverise shqiptare si dhe te kryeministrit Berisha", theksoi Bollano. Sipas tij, reagimi qe pritet nga kryeministri do te percaktoje edhe shkallen e masave qe "OMONIA" do te mbaje ndaj ketyre ngjarjeve, te ndodhura dy dite me pare. Kryetari i organizates, Bollano, tha se keto veprime jo vetem jane nje cenim i rende i etikes, por ne keto raste eshte shkelur edhe ligji dhe per pasoje "OMONIA", do te ndermarre veprime politike ndaj tyre. F.Mejdini/B.Bejko