Nga Express më 02 prill 2011 në ora 12:26
Policia gjermane ka njoftuar se ka ndalur një 25 vjeçar, pasi tri mjete të dyshuara shpërthyese janë gjetur jashtë stadiumit të futbollit të Borussia Dortmundit. Tri mjetet janë gjetur në banesën e të dyshuarit, i cili është gjerman. Zyra e Policisë Federale të Krimeve ka thënë se arrestimi është kryer në Koln të martën, pas marrjes së njoftimeve rreth përgatitjeve për sulme. Ministri i brendshëm ka vepruar për të siguruar publikun duke thënë se rasti nuk ka lidhje me grupe terroriste ose islamike. I dyshuari duket se kishte qëllim të vepronte i vetëm me motivim kriminal. Nuk ka rrezik nga ndonjë palë e tretë, tha një zëdhënës. Ndërsa Michael Stein, zëdhënës i departamentit policor të Dortmundit, tha: Ne nuk presim të kemi kërcënime për siguri për ndeshjet e ardhshme të Bundesligës të shtunën. Vizitorët janë të ftuar të vijnë në Dortmund. Këtu do të jenë të sigurt. Pas 27 xhirove, Borussia Dortmund është lider në Bundesligë, ndërsa të shtunën pret Hannoverin.